Përgjatë ditëve të fundit Donaldi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, publikut, por edhe të banorëve të “Big Brother VIP”. Ai ka debatuar ashpër me disa prej tyre, e sidomos me Arjolën dhe Ilirin.(Lexo këtu)

Kjo ka bërë që i vëllai, Romeo Veshaj, t’i dalë në krah. Aktori ka publikuar në rrjete sociale një foto thumbuese për situatën e krijuar.

Në foton në fjalë shihet një luan, i vetëm kundër një tufe hienash. Imazhi është interpretuar kudo në rrjet si një mesazh indirekt nga ana e Romeos.





