Nga Shqipëria / E Enjte 16 Dhjetor 2021, 10:10

Sipas Palomës, ky banor është fituesi i Big Brother VIP

Paloma ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram dhe shumica e pyetjeve janë rreth eksperiencës së saj në “Big Brother VIP” dhe banorëve.

Paloma ka zbuluar se banori i saj i preferuar brenda shtëpisë është Iliri dhe sipas saj, ai do ta fitojë çmimin e madh.

“Sa janë shanset që Iliri ta fitojë Big Brother VIP nga 1 te 10?”, i ka shkruar një ndjekës.

“Deri tani është më i miri për mua, ka ende rrugë për të bërë. Prandaj mbetet për t’u parë. Ama nëse do ketë diçka për t’u gjykuar në vazhdim mos mendoni se do i kursej dhe për Ilirin, të jeni të sigurt”, është përgjigjur Paloma.

“Të pëlqen Iliri?”, e ka pyetur një tjetër.

“E thashë deri tani…është fituesi për mua”, ka shkruar gazetarja.