Nga Shqipëria / E Enjte 16 Dhjetor 2021, 09:09

Habit drejtori i Teatrit Kombëtar: Nuk e njoh Donaldin, është aktor?

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në "ABC News". Ai promovoi shfaqjen “Coriolanus” të Shekspirit.

Gazetari Enkel Demi e pyeti me humor se ku e gjeti kohën për një shfaqje të tillë, kur të gjithë janë të fokusuar te aktori Donald Veshaj në Big Brother VIP.

Çuli habiti me përgjigjen e tij, teksa u shpreh se as nuk e njeh Donaldin.

Enkel Demi: Të kthesh Shekspirin në këto lloj periudhe, ku kemi hallin e Donaldit, ju qofshi domethënë.

Hervin Çuli: Donaldi kush është? Sinqerisht, nuk e di .

Sibora Bitri: Aktor është.

Hervin Çuli: Aktor i Teatrit Kombëtar, Donald Shehu? Kush është se më ngeli fiksim?

Sibora Bitri: Është aktor, por për momentin është pjesëmarrës në “Big Brother VIP”.

Hervin Çuli: Nuk e njoh.