Nga Shqipëria / E Enjte 16 Dhjetor 2021, 01:01

Humbi të atin nga Covidi, Meridiani nuk mban dot lotët: Nuk dija ku kishte varrin

Gjatë një bisede me Monikën, Meridiani ka folur për humbjen e të atit nga Koronavirusi. “Ndodhi dhe kjo e babit me Covid. Ishte 68 vjec. E kapi mushkëria, nuk donte ta pranonte. Zihesha me të, i thoja do bëjmë tamponin se ke temperaturë. Nuk i besonte, thoshte janë budalliqe që jep televizori. E bëjnë për politikë thoshte”, ka treguar ai.

Më tej, Meridiani nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka shtuar se periudha më e vështirë ka qenë kur nuk po i gjente dot varrin.

“Nuk munda ta shikoja fare. Ishte koha kur nuk linin të dilte njeri. U nisa pastaj për Turqi se kisha mamin, vjehrrin e vjehrrën që filloi gjendja dhe na kapi ankthi dhe kur jam kthyer, nuk e dija ku ishte varri i babit. E kupton cfarë tmerri. Kur nuk e shikon, prap nuk e beson. Sa herë që shkoj, pres ta shoh. Më duket si gënjeshtër”, është shprehur banori.