Sellma ka shprehur sot pëlqimin për Xhonin. Pasi ka parë takimin e tij me Anxhin, ajo ka folur në dhomën e kuqe dhe ka thënë që Xhoni i pëlqen pasi është xhentil.
Por fronisti është shprehur se ai ka interes për të gjithë vajzat, ndërsa Sellmën e falënderoi se ajo i ka mësuar shqip.
Sellma: Xhoni më pëlqen, e kam thënë që është xhentil dhe më pëlqen mënyra se si trajton një femër. Takimi mu duk i lezetshëm dhe do shohim si do vijojë. Jam shumë e qetë. Kam thënë që është aktor me mua për fjalët që ka thënë. Me Anxhin nuk e di nëse është aktor apo jo dhe çfarë do ndodhë.
Xhoni: Në fakt interesin e kam për të gjithë vajzat, se vajzat nuk janë kot këtu. Por Sellma më ka ndihmuar shumë me shqipen, kur kam ardhur këtu në Shqipëri nuk nxirrja dot një fjalë e kisha shumë të vështirë.
Daniela: Lind pyetja sa kohë ka Xhoni dhe Sellma që njihen.
Xhoni: Si, si njihen?
Eni Shehu: Kur kanë ardhur në program, nuk njihej me askënd.
Xhoni: Ajo që doja të thoja është që kur flisja unë me Sellmën në tregonte nuk thuhet kështu dhe kështu.
