Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Dhjetor 2021, 22:10

'Kemi 5 vite nëpër spitale', Meridiani: Duam të bëhemi prindër por…

Gjatë një bisede me Monikën, Meridiani është ndalur edhe tek lidhja 17-vjeçare me partneren e tij. Meridiani ka rrëfyer se ata duan shumë që të bëhen prindër por problemet e shumta shëndetësore dhe familjare nuk ia kanë mundësuar të ndërmarrin këtë hap të rëndësishëm.

“Duam shumë të kemi një fëmijë por ne kemi 5 vite që endemi nëpër spitale. E ëma e partneres time u sëmur me tumor, u sëmur edhe vëllai i saj.

Vetëm një kurë e terapisë shkonte 8.500€. Vëllait tumori i kishte kapur venën kryesore. Vetëm unë e di çfarë kemi hequr dhe kur në shtëpi flitet për halle se si më duket”, tha ai.