Pas hyrjes së vëllai binjak të aktorit, Donald Veshaj, Romeos, ndjekësit e "Big Brother" aluduan se çifti, Beatrix – Donald kishte një ftohje sa i përket raporteve.

Donaldi u rikthye të flinte me DJ PM dhe madje u tha se ai kishte refuzuar të puthte në një moment Trixën.

Pas këtyre aludimeve, nëna e këngëtares, Antigona ka reaguar sërish duke shpërndarë një postim në profilin e saj në “Instagram”, në të cilin përmendet edhe Bora, ku thuhet se kolegët e saj po bëjnë çmos ta nxjerrin keq Donaldin.


