Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Dhjetor 2021, 16:04

'Unë do jem në finale', Monika kapet keq me Ilirin

Monika e ka pyetur Ilirin se kush mendon se do të largohet nga shtëpia ditën e premte dhe ai është shprehur se ka disa emra në mendje, por ka veçuar vetë aktoren, Monikën.

Monika nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë dhe është shprehur e bindur se ajo do të jetë në finale.

“Tani kam një qëllim në vetvete,e kisha deri diku tani po shkoj drejt e në zemër te qëllimi im,unë do të jem në finale,punë e madhe se Iliri s’më quan mua,kush është Iliri të thot për mua që jam apo nuk jam në finale”, tha aktorja.