Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Dhjetor 2021, 11:11

Pas 40 vitesh karrierë, Mariana Kondi merr titullin ‘Mjeshtre e Madhe’

Aktorja shumë e dashur për publikun, Mariana Kondi ka marrë titullin “Mjeshtre e madhe”, duke shënuar kështu një pikë kulminante në karrierën e saj shumëvjeçare.

Ajo është nderuar me këtë titull nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Ceremonia është zhvilluar në Presidencë, me të ftuar miq, të afërm e familjarë të shumtë të aktores.

“Ky titull ka ardhur në kohën e duhur, pas 40 viteve karrierë, vlerësim për të cilin ndihem e surprizuar nga ky institucion dhe sigurisht, institucionet i bëjnë individët”, është shprehur Mariana gjatë fjalës së saj.