Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Dhjetor 2021, 11:11

'Nuk dua të prishem me të gjithë', ky banor dëshiron të dalë nga 'Big Brother VIP'

Gjatë një bisede me Donaldin, Dj Dagz ka shprehur dëshirën për të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Kjo sepse nuk dëshiron të grindet me banorët.

“Do ishte shumë mirë të kisha dalë këtë javë nga shtëpia. Nuk dua të hyn në këtë fazën që duhet të prishem me të gjithë”, është shprehur ai.

Kujtojmë se fillimisht u duk se Dj Dagz po krijonte një romancë me Einxhelin brenda “Big Brother VIP”, por gjërat mes tyre tashmë janë ftohur.