Një prej debateve më të nxehta mes banorëve të ‘BBV’ ishte ai nisi mes Donaldit dhe Arjolës, e arsyeja ishin thjesht punët e shtëpisë, e që më pas degradoi me tone të ashpra. Debati vijoi në studio, ndërsa dyshja akuzonin njëri tjetrin me tone të ashpra duke mos munguar as ofendimet.

Arjola thotë se e shqetëson fakti se Donaldi e ka quajtur lojtare të dobët, ndërsa ky i fundit me tone të larta i thotë ‘dyfytyrëshe’.

Pjesë nga debati në studio:
Arjola: Më quajti lojtare të dobët, grupi i Ilir, dyfytyrëshe! Ka shumë sjellje të dyshimta Donaldi, edhe me njerëzit që janë jashtë, miqësinë me Semin, Fifin, Monikën
Donaldi: Ti gruaja me norma, e fuqishmja, argument se ty të janë bërë padrejtësi! Ti je njeriu me më pak argumenta moj!
Arjola: I kam shërbyer Donaldit i kam larë rrobat, që të ndihej mirë, por kur më thotë lojtare e dobët është kulmi!
Donaldi: Kush je ti moj, zoti kush je ti? Ti je egoiste, kam qarë për fëmijët e tu! Të kam falenderuar për bukën, për lavanderinë
Arjola: Më ka bërë presion dhe ka thënë se do ta tregojë Iliri ty kush është në dy javët e fundit, ky zotnia këtu!
Donaldi: Kam bërë çdo detyrë që më është dhënë!
Donaldi: Kam qenë deri në 4 të mëngjesit për ty, për ëndrrat që ke parë për fëmijët e tu, mosmirënjohëse!



