Nga Shqipëria / E Martë 14 Dhjetor 2021, 21:09

Habit konkurrentja e re e 'Përputhen': I vura përgjues të dashurit në makinë nga xhelozia

Sot në "Përputhen" u transmetua një takim i shkurtër mes Brunos dhe vajzës së re, Floriana. Kjo e fundit ka habitur me deklaratën e saj, kur Bruno e pyet se cila ka qenë çmenduria më e madhe që ajo ka bërë nga xhelozia për një mashkull. Floriana tha se i ka vënë të dashurit një përgjues në makinë.

Pjesë nga biseda:

Bruno: Çfarë kërkon tek një mashkull ti?

Floriana: Të ketë një karakter të fortë, ti e ke këtë, të ketë besim në vetvete, ta bëj femrën në krahë më të lumturën në botë.

Bruno: Je xheloze? Çfarë gjesti ke bërë kur ke shprehur xhelozinë në maksimum?

Floriana: Në maksimum! I kam vendosur GPS në makinë. Çmenduri është kjo, pranoje! Duhet të rrish me kontroll gjatë gjithë kohës!

Floriana: Çmenduria jote më e madhe çfarë ke bërë?

Bruno: Unë jam vet çmenduri!