Nga Shqipëria / E Martë 14 Dhjetor 2021, 16:04

Bleona rikthen veshjen që bëri namin 7 vite më parë

Bleona merr gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj, shpeshherë edhe të guximshme. Por veshja me të cilën u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards 2014”, do të mbahet mend gjatë.

Bleona ka vendosur ta rikthejë këtë veshje, por këtë herë në skenën e "Love Story".

Në spektaklin e të hënës, këngëtarja u shfaq me një fustan rrjetë i ngjashëm me atë të 7 viteve më parë.

Komplimentat nuk munguan sidomos për format fizike të Bleonës.