Është mbajtur edicioni i 70 i "Miss Universe". Çmimin e madh e mori Miss India, Harnaaz Sandhu. Eventi u mbajt në qytetin izraelit, Eilat, teksa konkurrentet sfiduan presionin për të bojkotuar eventin në mbështetje të palestinezëve.

Sandhu mori çmimin kryesor e ndjekur nga Nadia Ferreira e Paraguait shoqëruese e parë dhe Miss Afrika e Jugut Lalela Mswane që zuri vendin e dytë.

Harnaaz Sandhu është 21 vjeç dhe është vajza e tretë indiane që fiton konkursin "Miss Universe".

Sipas organizatorëve, ceremonia u ndoq nga 600 milionë shikues në 172 vende.








