Pak ditë më parë moderatorja Bora Zemani iu nënshtrua një operacioni, ndërsa ditën e sotme është rikthyer në programin "Përputhen. Ndryshe nga herët e tjeramoderatorja ka prezantuar programin e ulur në karrige, teksa tregon se i është nënshtruar një operacioni dhe tashmë e keqja ka kaluar.

“Edhe unë u preka nga këta sëmundjet që në fakt ndodhin shpesh herë me gjithë të tjerët, mu desh të bëja një ndërhyrje kirurgjikale dhe shpresojmë që e keqja ka kaluar, edhe sot jemi të gjithë bashkë për të përjetuar emocione të bukura”, u shpreh Bora.

Bruno dhe të gjithë konkurrentët e tjerë kanë surprizuar moderatoren me një buqetë me trëndafila dhe një tortë për djalin e saj Arborin, i cili ka festuar edhe ditëlindjen së fundmi.

Tejet e emocionuar dhe e përlotur Bora falenderoi konkurrentët.




