Nga Shqipëria / E Hënë 13 Dhjetor 2021, 22:10

Berisha: Basha ka qëndruar sus para meje nga frika se do i thyeja dhëmbët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha i cili e akuzoi se ka rrahur ish-kryetarët e PD. Berisha e ironizoi akuzën duke thënë se me këtë ai “kupton se Basha ka qëndruar i heshtur para tij për 8 vite nga frika se mos e grushton”.

“Sot sot ish kreu Basha dëshmoi shqiptarëve se përse ka ndenjur sus para meje 8 vite, ai duket se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për ti thyer dhëmbët. Kryetarë që kanë qenë gjatë 31 viteve, kanë qenë Eduard Selami Tritan Shehu dhe Basha. Tani këtë mund ta thotë vetëm një mendje që ka humbur gjithçka çdo vlerë morale. Të mendosh se njerëzit nuk kanë memorie, nxjerr akuza që s’janë nxjerrë kurrë në 31 vite ndaj Berishës. Unë kuptoj se ai ka ndenjur sus para meje nga frika se mund të grushtohej. Tetë vite unë skam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin e tij më të bindur thotë se ka qenë me 2 kryetarë PD, i thotë çfarë i thotë ky. Në këtë kontekst këto shkojnë me njëra tjetrën”, tha Berisha në Syri TV.

Me herët Basha gjatë konferencës për mediat u shpreh: “Kemi bërë gjitha përpjekjet dhe ja kemi dalë të shkëputemi nga falsifikimet mashtrimet apo rrahjeve në sallat e Këshillave Kombëtarët që ka qenë pjesa me e zezë e traditës së Berishës që nuk ka lënë ish-kryetar të PD pa rrahuar apo pa ja thyer dhembët”.

Në përgjigje të pyetjes se kush e ka drejtuar PD gjatë këtyre 8 viteve, Berisha tha se në rrafshin moral ai ka qenë kryetari i vetëm.

“Realisht PD ka qenë me një kryetar dhe ai në rrafshin moral ka qenë vetëm Sali Berisha. Nga mëngjesi deri në darkë ka bërë avokatin e demokratëve në një kohë kur peng-kryetari zgjidhte heshtjen për të cilën akuzonte zyrën e shtypit që se lejonte ajo të shprehej. Ai kryetar s’u bë kurrë sepse ndoqi pazare sepse e konceptoi Pd si një sipërmarrje private për interesa të tij.  Kuptova që ai s’bëhet kryetar kurrë edhe para zgjedhjeve të 2017. Unë i kërkova dorëheqjen në 2017. Dy vitet e para s’mund ti kërkoja dorëheqjen, edhe para zgjedhjeve kuptova se ai s’bëhej dot kurrë kryetar. Ai e shndërroi PD në një sipërmarrje, në një OJF në variantin më të butë në variantin tjetër një sipërmarrje. Humbi zgjedhjet dhe s’u largua”, tha Berisha.