Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Tetor 2017, 16:04

Zbulohet një nga konkurentët në emisionin e ri të Marina Vjollcës dhe një batutë epike e Bes Kallakut

Programi i shumëpritur i Marina Vjollcës në TV Klan është bërë objekt bisede edhe midis doktorit të famshëm të kirurgjisë estetike Skerdi Faria dhe aktorit Bes Kallaku.

Në një bisedë private midis tyre në WhatsApp që më pas është bërë publike, zbulohet që Doktor Faria do të jetë pjesë e spektalit të drejtuar nga Marina.

Skerdi Faria
Poster promovues i emisionit të ri C'est la Vie

Me humor ai i bën të ditur Besit që tashmë është bërë ekspert në disa fusha dhe nëse Besit do t'i duhet ndonjëherë ndonjë ndihmë, mund t'i drejtohet atij.

Më poshtë do të gjeni dhe bisedën e plotë në Whatsapp.

Përgjigja e Besit, siç edhe pritej, të shkrin së qeshuri.

Mesa duket, Besi do kërkojë shërbimet e Doktorit në rast synetlliku pasi siç shprehet dhe ai me shaka, Doktori bën një rrugë e dy punë ose thënë ndryshe, edhe "ta pret" edhe "këndon".

Batuta e Besit ka shkaktuar të qeshura pafund tek Doktori i cili nuk ka nguruar qe ta bëj të gjithë bisedën publike në rrjetet sociale.

Bes Kallaku
Skerdi Faria
Bes Kallaku
Marina Vjollca