Publiku mezi e ka pritur dhe sot më në fund është publikuar në Youtube episodi 7 i serialit "H.O.T". Episodin mund ta ndiqni direkt në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit në Youtube.
Kujtojmë që "H.O.T" theu rekord që me episodin e tij të parë, i cili sot numëron mbi 1 milion shikime në Youtube.

Gjithashtu edhe disa nga pjesët më kulminante apo ato për të qeshur, i gjeni në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit. Mos harroni të abonoheni për të ndjekur çdo episod të ri.

H.O.T vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe skenariste Klaudia Brahimajn.

Episodet e reja të "H.O.T" mund t'i ndiqni çdo të diel në TV Klan dhe në aplikacionin Klani im.




