Nga Shqipëria / E Hënë 13 Dhjetor 2021, 14:02

‘Njerëzit e mi janë fyer dhe torturuar’, Fifi rrëfehet pas daljes nga BBV

Këngëtarja e njohur Fifi ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre e ka pyetur: Çfarë të ka dhembur më shumë kur ke dalë jashtë (Big Brother VIP)?

Fifi ka treguar se është lënduar nga ofendimet, sharjet dhe torturat që ka marrë familja e saj gjatë kohës që ajo ishte në reality show.

”Rrugëtimi im ka bërë që disa njerëz të iknin vet nga lista e shokëve fals. Kjo më ka bërë me u ndier mirë në fakt. Çka m’ka dhimt janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, sharë, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurve, mesazhe super negative, mos të them dhe kërcënuese. Nuk pretendoj që të më duan të gjithë se do ishte budallallëk. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë", ka shkruar ajo.