Nga Shqipëria / E Hënë 13 Dhjetor 2021, 14:02

A po lind një romancë mes tyre? Arbri sqaron raportin me Einxhelin

Einxhel dhe Arbri janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin në "Big Brother VIP", aq sa dukej se mes tyre po krijohej një romancë. “I vetmi njeri që m’i prish nervat këtu në këtë shtëpi je ti! Jo tjetër kush, sepse s’ka ndodh që dikush tjetër të më bëjë nervoz… Edhe ta kam thënë pa keqardhje, je një tip që.. Jo vetëm këtu brenda, por më pëlqen muhabeti me ty", ishte shprehur Dj për moderatoren.

Mirëpo, gjatë një bisede me disa nga banorët, Arbri ka treguar se mes tyre nuk ekziston diçka si ajo që ka Beatrix me Donaldin, apo Sara me Pajtimin.

Pjesë nga biseda:

Arbri: Si jeni ju të dy (Beatrix dhe Donaldi, ajo nuk ekziston mes neve. Unë e kam thënë vetë, edhe mes Sarës dhe PM ka shumë më shumë se mes meje dhe Einxhelit.

Meridiani: Kur nuk e ke këtu 24 orë, po jashtë si mund ta kesh?

Arbri: Ndoshta jashtë është më mirë. Unë jam tip tjetër.