Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Tetor 2017, 14:02

5 vende që nuk duhet t’i humbni në Tiranë

1. Nëse thua crudo, ke thënë Arditi Fisherman

Nëse thua “crudo” ke thënë Arditi Fisherman dhe nëse thua Arditi Fisherman,ke thënë “crudo”!

Tirana ka shumë restorante peshku, madje me shumë se vetë qytetet bregdetare, por…askush nuk e përgatit crudon si tek Arditi Fisherman,crudon e qan fare!

Në crudon e Arditit ka det…det të fresket dhe plot shije ama,jo si ne disa restorante që në crudot e tyre det ke sigurisht, por ke detin me ate erën e rëndë dhe që të le pas një shije të keqe.

Ne kemi kërkuar disa herë receten,por pa sukses, nuk na e kanë zbuluar. Derisa ta zbulojmë, kur të na shkojë mendja për crudo, frymën do e mbajmë tek Arditi.

Krudoja me shegë e Arditit

2. Koktejl vetëm tek Padam,por…me një kusht, ta përgatisi Miriani 

Edhe kokteljet tona të preferuara e kanë një vend dhe ai vend është Padam,por… ka një sekret: Koktejlet duhet t’i bëjë patjetër Miriani.

E keni parasysh atë momentin kur doni te çlodheni,të dëgjoni muzikë të mirë dhe të shijoni një pije që t’u fusë në mendime të ëmbla?! Një koktejl nga Miriani është gjithnjë zgjedhje e mirë, jo vetëm për shijen që ka, por edhe për të dëgjuar historinë e emrave të tyre, të cilat Miriani ti rrëfen plot pasion.

Ka vetëm një problem: përgatituni të pini më shumë se një koktejl, sepse pasi keni pirë të parin, nuk ka shans mos merrni një të dytë

Miriani i Padamit

3. Pasta? Amor….Amor….Amor

Që pasta ka thuajse në çdo restorant në Tiranë, ky është fakt, por fakt është ama që ato pastat e mira fare fare fare….i ha vetëm tek Amor.

Ne nuk e ndajmë dot, aq të mira i bën brumi dhe fakti që janë pasta të freskëta të gatuara në restorant,apo salca aq e shijshme që i shoqëron.

Një gjë e dimë me saktësi që para një pjate pastash tek Amor, nuk do rrimë të vrasim mendjen për dietë, kalori dhe brumëra….do i futemi pjatës “me kokë” duke u përqëndruar vetëm tek shija!

Pastat e Amor

4. Kur një sallatë i thotë te gjitha- Otium

Ne nuk kemi gjë kundër me asnjë nga pjatat e tjera te Otium, ama po na pyetët se cilën kemi të preferuar; përgjigjen e kemi gati: sallatën.

Kjo është ajo sallata që të “merr mendjen” se ka brenda ëmbëlsi, kripë, fruta, perime, freski dhe aromë.

Dhe….pasi të keni ngrënë sallatën dhe të mos porosisni gjë tjetër, do ju mirëkuptonim, sepse ngaqë është aq e mirë, ha e ha, ndodh që je ngopur!

Sallata e Otium

5. Dinastia e Çimit

Kujt i ka rënë rasti të ulet tek Restorant Dinastia e ka të pamundur të mos njohë Çimin. Shkëlqim Lamaj është pronari i Hotel -Restorant Dinastisë, i cili është aty i gatshëm për të të sugjeruar ushqimet,verën dhe pjatat e ditës.

Nëse Çimin nuk e shifni në ndonjë tavolinë duke sugjeruar ushqimet, e gjeni para kompjuterit tek tavolina e tij, ku lexon një më një komentet që i bëhen në faqen e hotelit dhe na besoni….i përjeton aq shumë, sa është e pamundur të mos i dallosh krenarinë kur ato janë pozitive dhe mos ia ndihesh shqetësimin kur janë komente negative.

Një mikpritës ekselent

Marre pa ndryshime nga GazetaDita.al