Disa banorë janë shprehur se Beatrix di vetëm të lyhet dhe të puthet me Donaldin brenda shtëpisë, e kjo sigurisht e ka mërzitur këngëtaren. Ditën e djeshme ajo u përlot, teksa tha "Më vjen keq se është diçka e re për mua. Kam shumë vite pa pasur dikë afër, në krah. Këtu në “Big Brother” më ndodhi, tani a të tranohem? Jam në siklet, s’po di si më ecën."

Modelja Oriola Marashi, e cila është mikesha e saj e ngushtë, e ka mbështetur publikisht në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një video nga ky moment, duke i thënë se kjo situatë do të kalojë.

"Të dua baby T! Kjo do të kalojë", ka shkruar Oriola.




