Sabiani ishte sot i ftuar në emision “Fan Club Big Brother”, ku mes të tjerash foli dhe për Donaldin.

Ai shprehu vlerësimin e tij për aktorin, teksa tha se gjithmonë ka parë te ai një djalë artist.

“Donaldi nuk është djalë i keq, është artist, është një djalë i talentuar, një djalë pak…jo agresiv nuk dua të them, por nuk e kontrollon shumë mirë atë punën e nervit, si dhe unë ndonjëherë. Unë te Donaldi shikoja një artist të vogël, ndërsa për jetën personale se ça ka bërë aty brenda, unë kurrë nuk e kam paragjykuar. Nuk dua t’ja rris vlerat djalit, se ai i ka vlerat e veta, kur kam ndezur qiriun e bamirësisë ai ka ngritur sytë dhe është përlotur", tha Sabiani.





