Nga Shqipëria / E Diel 12 Dhjetor 2021, 11:11

'Kam vite pa pasur dikë në krah', Beatrix përlotet teksa flet për Donaldin

Disa banorë janë shprehur se Beatrix di vetëm të lyhet dhe të puthet brenda shtëpisë, e kjo sigurisht e ka mërzitur këngëtaren.

Gjatë një bisede me Arjolën, Ilirin, Einxhelin dhe Big Mamën, ajo ka treguar se ka kaluar shumë vite pa e pasur dikë në krah dhe më në fund ka gjetur Donaldin.

Beatrix është përlotur teksa ka bërë këtë deklaratë, ndërsa Arjola e ka mbështetur duke i thënë se ajo nuk ka asnjë faj.

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Më vjen keq se është diçka e re për mua. Kam shumë vite pa pasur dikë afër, në krah. Këtu në “Big Brother” më ndodhi, tani a të tranohem?

Arjola: Jo shpirt, është krejt normale, të kam thënë. Është supernormale. Faji nuk qëndron te ti.

Beatrix: Jam në siklet, s’po di si më ecën.

Arjola: Faji nuk qëndron tek ti shpirt. Ti s’ke pikë faji në këtë mes. Në qoftë se të gjithë kanë faj, ti s’ke faj. Edhe ta kuptoj, absolutisht ta kuptoj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)