Seriali “H.O.T” tashmë gjendet dhe në Youtube, ku vazhdon të thyejë rekord shikimesh. Episodi i parë arriti 100 mijë shikime në 24 orët e para, ndërsa sot pas vetëm 1 muaji, ky episod ka kaluar 1 milion shikime (konkretisht 1.002.296).

“H.O.T” ka thyer rekord duke u bërë seriali më i ndjekur shqiptar në Youtube. Ky serial ka mbi 80% të komenteve pozitive.

“H.O.T” vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.
Episodet e reja të serialit mund t'i ndiqni çdo të diel në TV Klan në orën 20:00 dhe ritransmetim në aplikacionin Klani im dhe në kanalin në Youtube të Ermal Mamaqit.
Këtu mund të shikoni 7 episodet e para të "H.O.T":





