Nga Shqipëria / E Diel 12 Dhjetor 2021, 09:09

Olsa Muhameti dhe Bora Zemani largohen nga 'Përputhen'? Zbulohet e vërteta

Përgjatë ditëve të fundit në rrjet ka qarkulluar një lajm, sipas të cilit Bora Zemani dhe Olsa Muhameti do të largohen nga “Përputhen”.

Mirëpo, ky informacion nuk është i vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar vetë autorja e programit. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një lajm nga “Top Albania Radio” ku shkruhet se burime pranë “Top Channel” kanë konfirmuar se “Përputhen” do të vazhdojë, sigurisht me Olsën dhe Borën.

Kujtojmë se aktualisht Moderatorja Bora Zemani ndodhet në spital, për arsye që nuk dihen ende. (Lexo këtu)