Kuvendi i Partisë Demokratike vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës me 4446 vota pro. Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, ku e ka cilësuar këtë si triumf.
“Dua të përshëndes demokratët shqiptarë kudo që ndodhen. Qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve në kuptimin që Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD. I pari i këtij lloji në historinë e pluralizmit në vend…Është triumfi më magjik, më mahnitës i të gjithë triumfeve të tjera. Sot në 8 orë mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit politik, të rithemelimit të PD si forcë vigane opozitare”, është shprehur Berisha.
Burimi: "Abc News"
