Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Dhjetor 2021, 18:06

E fundit/ 2 viktima dhe ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2706 testime dhe janë konfirmuar 309 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

146 në Tiranë, 31 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Skrapar, Elbasan, 7 në Durrës, Kavajë, 6 në Mallakastër, Korçë, 5 në Kamëz, Delvinë, Gjirokastër, 4 në Kurbin, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Belsh, Gramsh, 3 në Tropojë, Selenicë, Memaliaj, Devoll, 2 në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Dibër, Lushnje, Himarë, Këlcyrë, Berat, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Shijak, Vorë, Mat, Rroskovec, Sarandë, Poliçan, Cërrik, Librazhd.

Janë 5,554 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetare nga Tirana 47 vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 386 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,838 që nga fillimi i epidemisë.