Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Dhjetor 2021, 18:06

Mbyllet numërimi i votave: Kuvendi i Berishës shkarkon Lulzim Bashën

Kuvendi i Partisë Demokratike ka vendosur shkarkimin e Lulzim Bashës me 4446 vota pro.

“Delegatë prezentë në momentin e çeljes së votimit kanë qenë 4934. Nga këta, pjesëmarrës në votim, pra delegatë që kanë votuar janë 4491 delegatë. Nga këto 4491 delegatë, pro shkarkimit kanë votuar 4446 delegatë. Kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë fletën e pavlefshme”, ka treguar Belind Këlliçi.

Burimi: "Tv Klan"