Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Dhjetor 2021, 14:02

Big Mama shpërthen ndaj Beatrixës: Vetëm lyhet dhe puthet gjithë ditën

Mbrëmjen e djeshme banorët kanë diskutuar për përballjet dhe reagimet e bëra gjatë spektaklit.  Më të revoltuara duket se kanë qenë Arjola dhe Big Mama të cilat kanë shprehur rezervat e tyre për Beatrix.

"Beatrixën kurrë nuk e kam parë të pambajtur në shtëpi, por reagimi im nuk ishte në atë kuptim. Ajo u ofendua sepse erdhi dhe më pyeti: A vetëm lyhem gjithë ditën unë?", tha Arjola.

Big Mama reagoi duke thënë se Beatrix nuk e ka parë kurrë në gjendje tjetër përveçse duke bërë make-up apo duke u puthur me Donaldin.

"Ja ku po e them unë, Beatrix vetëm di të lyhet dhe të puthet. Asgjë tjetër nuk kam parë nga ajo."