Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Dhjetor 2021, 10:10

'Është serioz, nuk tradhton', Altin Sulku zbulon sekretet e Noizyt me femrat

I ftuar në "Glamour zone", Altin Sulku ka zbuluar detaje të ndryshme mbi jetën e tij private por edhe të miqve të tij të grupit OTR. Ai tregoi se Noizy është serioz dhe nuk tradhton.

Altini nuk kurseu dhe një nga djemtë e OTR Don Vidin, për të cilin tha se vajzat duhet të kenë kujdes.

Sa për Varrosin u shpreh se ai do të qëndrojë gjithmonë beqar.

Ester Bylyku: Cili nga djemtë e grupit OTR, ka më tepër mundësi të tradhëtojë të dashurën?

Altin Sulku: Për Noizyn nuk themi, sepse është serioz dhe korrekt, ai nuk tradhëton. Por kemi Don Vidin, ai rri në Angli. Ai është pak i poshtër.

Ester Bylyku: Kujdes goca (qesh)