Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Dhjetor 2021, 10:10

'M’u thye gota kur pashë...', Beniada rrëfen momentin e sikletshëm me Klaudion

Claudio, sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” tërhoqi vëmendjen e banorëve, sidomos vajzave për pamjen e tij fizike. Konkurrentet vazhdimisht kanë folur për fizikun e tij të formuar, ndërsa më shumë afrimitet sërfisti ka krijuar me Antonelën. Me veprimet e tij, ai ka treguar që e pëlqen, por Antonela nga ana tjetër thotë se “nuk më ngjit, nuk është tipi im”.

Në spektaklin mbrëmë, Beniada tregoi një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në shtëpi.

“Isha duke larë enët dhe aty u afrua Claudio pa bluzë, duke treguar abdominalet. Më ra gota nga dora, u thye”, tha modelja, rrëfim ky që shkaktoi të qeshura në publik.