Nga Shqipëria / E Premte 10 Dhjetor 2021, 22:10

‘Viktimizohet’, banorët i kundërvihen, Arjola nuk mban lotët

Arjola Demiri është përlotur shpesh në “Big Brother VIP”, teksa ka rrëfyer për të kaluarën e saj të vështirë dhe sakrificat për të rritur fëmijët.

Disa nga banorët, si Einxhel apo Antonela, e kanë parë sjelljen e aktores si viktimizim. Mbrëmjen e sotme Einxhel u shpreh se të gjithë kanë historitë e tyre të vështira dhe fakti se nuk i flasin, nuk do të thotë që nuk i mendojnë.

Arjola u përlot dhe tha se për fëmijët e saj do bënte gjithçka. "Më ka marrë malli për ta. Nëse qaj dy herë, do të ngrihem shtatë herë”, shtoi ajo.