Reperi i njohur Ledri Vula është sonte i ftuar në spektaklin e “Big Brother VIP” dhe pritet që gjatë mbrëmjes të komentojë situatat e banorëve brenda shtëpisë.

Ai është pyetur nga Arbana Osmani nëse do futej vetëm apo me Sarën në “Big Brother VIP”. Reperi ka treguar se do bëhej banor i shtëpisë së bashku me Sarën, sepse ajo do “e mbante në shina”.

“Nuk e kisha pas problem me ardh edhe me Sarën, veç do isha më free, po më kishte mbajtur në shina se do kisha shkallu do momente garant. Para se m’u bo prind ndoshta edhe kisha mujt me ardh po tash veç kur po më shkon mendja edhe mendoj pa e pa Poin e vogël, nuk e besoj që kisha mujt”, është shprehur Ledri.




