Nga Shqipëria / E Premte 10 Dhjetor 2021, 19:07

Arjan Konomi për Anën: E bëri emisionin si shkollë nate

Ana është larguar nga “Përputhen” dhe këtë e bëri të ditur ditën e djeshme, me anë të një postimi në rrjete sociale. "Jo më skenare. Fal Zotit. Nuk isha gati me shit fytyrën për pak lajm. Ndalova në kohë", shkroi ajo, duke hedhur akuza mbi programin.

Sot në “Përputhen” është komentuar largimi i saj, i cili siç duket ka ndodhur pa dijeninë e produksionit. Arjan Konomi është shprehur se Ana e kishte bërë emisionin si shkollë nate, pasi bënte shumë mungesa.

“E bëri emisionin shkollë nate, hajde, ik, ka disa rregulla që duhen zbatuar”, ka thënë ai.