Nga Shqipëria / E Premte 10 Dhjetor 2021, 18:06

E fundit/ 152 vetëm në Tiranë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan gjithsej

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.859 testime dhe janë konfirmuar 353 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

152 në Tiranë, 23 në Durrës, 20 ne Fier, 14 në Gjirokastër, 12 në Vlorë, 11 në Elbasan, 10 në Kavajë, Kamëz, 7 në Shkodër, Dibër, Lushnje, Sarandë, 6 në Shijak, Tepelenë, Memaliaj, 5 në Mallakastër, Kuçovë, 4 në Vorë, Devoll, Berat, 3 në Tropojë, Krujë, Skrapar, 2 në Vau Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rroskovec, Korçë, Pogradec, Dimal, Gramsh, 1 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Rrogozhinë, Delvinë, Poliçan, Cërrik.

Janë 5633 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; dy qytetarë nga Tirana 56- 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 426 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,452 që nga fillimi i epidemisë.