Aleksia Peleshi bëri bujë me mbishkrimin “Complicated” qe kishte vendosur tek nje foto e saj duke bere te perflitej se ajo dhe Romeo ishin ndare. Per me teper u zbulua se ajo dhe Romeo nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Se fundmi bukuroshja duket se po përballet me probleme shëndetësore dhe ndodhet ne spital. Ajo ka postuar nje video nga spitali ku ka treguar se e ka ndjekur puntatën e "Big Brother" por nuk ka zbuluar se si është momentalisht raporti me Romeon.

“Unë jam mirë, operacioni shkoi shumë mirë. Ju falenderoj shumë, jeni shumë të mirë. Disa prej jush janë të çuditshëm më kanë ardhur shumë mesazhe të tipit ‘a je në spital prej puntatës së djeshme të Big Brother’. Unë e ndoqa me shumë kënaqësi këtë puntatë, ishte e bukur, funny dhe emocionuese kështu që nuk e di për ca gjithë kjo dramë. Nga zemra jam shumë mirë për marshalla por ca t’i bëj tëmthit apo veshkës”, tha Aleksia.

