"Për’puthen" do rikthejë në program dy nga personazhet më të përfolur të sezonit të kaluar. Bëhet fjalë për Ana Lleshin dhe Mevlan Shaba, të cilët nuk arritën të gjejnë dashurinë sezonin e kaluar dhe do ta provojnë sërish këtë sezon.

Sipas lajmi.net kjo tashmë është zyrtare dhe pritet që brenda ditësh dyshja të bëhen pjesë e programit.

Kujtojmë se Ana u largua nga ‘’Për’puthen’’ pasi Arjoni publikoi disa fotografi që zbulonin takimin e tyre jashtë programit, ndërsa Mevlani doli me Ledjanën duke lënë hapësirë për vazhdim të njohjes jashtë, por që gjërat nuk shkuan mirë dhe dyshja nuk u lidhën kurrë.


