Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është bërë baba për herë të shtatë. Gruaja e tij Carrie Johnson ka lindur të enjten një vajzë në një spital në Londër. Një zëdhënëse e çiftit Johnson tha se nëna dhe foshnja janë mirë dhe se falenderon ekipin shëndetësor që asistoi në lindje.

Boris dhe Carrie Johnson u martuan në maj të këtij viti. Cifti ka edhe një djalë, Uilfredin i cili lindi në prill të vitit 2020.

Johnson ka katër fëmijë të rritur me gruan e tij të dytë, Marina Wheeler, me të cilën u divorcua në 2020 dhe një vajzë nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore.

