Teksa prisni me padurim të dielën për episodin 8 të serialit “H.O.T”, që vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn e Bjordi Mezinin, pak nga ajo që do ndodhë na e zbulon traileri.

Një kuriozitet i madh që ka mbetur nga episodi 7 është nëse Lori është shtatzënë. Nga traileri i episodit 8 shohim se ajo ka bërë një test shtatzënie e kështu do të mësojmë të vërtetën. Dani nga ana tjetër ka ngecur në një situatë të sikletshme në darkën ku ndodhet dhe Shpëtimi me Xhenin. Alketa shkon në shtëpinë e Aleksit dhe të dy tremben kur dikush troket në derë. A do zbulohet që ata bashkëpunojnë?

Po Dani si do dalë nga situata ku është futur?
Mbetet ta mësojmë të dielën ora 20:05 në TV Klan dhe në aplikacionin Klani im.



