Sabiani, Meridiani dhe Antonela janë në nominim dhe një prej tyre do të largohet nesër nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Nisur nga kjo, dëshira që ka shprehur Iliri për festa ka të bëjë pikërisht me Sabianin.

“Dëshira ime e parë është të të kem ty, të paktën deri për Vit të Ri”, i ka thënë balerini Sabiani.

Kujtojmë se mes dyshes ka lindur një miqësi shumë e fortë, aq sa Sabiani është shprehur se Iliri është çmimi i tij i madh.



