Seksi me mesazhe (sekstimi) është një mënyrë e mirë për ta mbajtur lidhjen gjallë, veçanërisht lidhjen në distancë. Mirëpo, ju duhet ta dini se çfarë po bëni sepse përndryshe gjërat mund të shkojnë shumë, por shumë keq!

Seksi me mesazhe mund të jetë një “fushë e minuar”, por për këtë ju vjen në ndihmë eksperti i marrëdhënieve, Neil Wilkie. Ai ka treguar 7 gabimet që bëhen zakonisht gjatë seksit me mesazhe dhe si mund t’i përmirësoni.
1. Ju kaloni kufijtë
Është thelbësore të dini se ku janë kufijtë e partnerit tuaj dhe të siguroheni që nuk po i kaloni ato.
2. Ju i dërgoni video/foto/mesazh seksi personit të gabuar!
Për të parandaluar diçka të tillë, kontrolloni mirë se kujt i drejtohet mesazhi e më pas shtypni “dërgoni”.
3. Ju nuk e kyçni telefonin pas mesazheve të seksit!
Neil thotë “Çfarë do të ndodhte nëse shefi, kolegët, nëna apo fëmijët do të lexonin mesazhet tuaja? A nuk do të ndiheshit shumë të turpëruar?”
Sigurohuni që telefoni juaj të jetë i kyçur kur nuk e përdorni, ose fshini mesazhet që keni dërguar.

4. Ju dërgoni mesazhe seksi në kohën e gabuar!
Neil thotë “Krijoni dhe dërgoni mesazhe seksi kur të jetë koha e duhur dhe të jeni të fokusuar. Gjithmonë duhet të keni parasysh: A janë ata (ose ju) në punë? Të zënë, apo të stresuar?
5. Ju nuk i kontrolloni mesazhet tuaja para se t’i dërgoni!
E dini që një gabim shtypi mund të vrasë momentin? Shijoni përgjigjen, ndaloni, shkruani dhe më pas kontrolloni që kjo përputhet me rrjedhën e më pas shtypni “dërgo”.
6. Ju nuk jeni të sigurt për personin me të cilin po bën “sexting”!
Përpara se të filloni, sigurohuni që ta dini se me kë po flisni dhe ai person të jetë dikush i besueshëm.

7. Ju nuk komunikoni me njëri-tjetrin dëshirat e juaja seksuale!
Nëse ju nuk e dini se çfarë e eksiton ose çfarë e tërheq partnerin, mesazhet e juaja mund të tingëllojnë të mërzitshme ose aspak interesante. Jo të gjithë kanë dëshira të njëjta seksuale, prandaj komunikimi i tyre është i rëndësishëm.
Burimi: metro.co.uk

