Nga Shqipëria / E Enjte 9 Dhjetor 2021, 19:07

E fundit/ 130 vetëm në Tiranë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1,928 testime dhe janë konfirmuar 222 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

130 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan,  8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnje, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamzë, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.

Aktualisht janë 5,709 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërsa, në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket rasteve fatale, nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes një qytetare nga Ballshi 40 vjeç dhe një qytetar nga Librazhdi 65 vjeç.

Janë shëruar 493 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,026 që nga fillimi i epidemisë.