Nga Shqipëria / E Enjte 9 Dhjetor 2021, 16:04

‘Vetëm koha ndryshon’, Romeo nxjerr fotot e veçanta me një mesazh për Donaldin

Siç tashmë dihet, Donald Veshaj është një ndër banorët e “Big Brother VIP”. Vëllai i tij, Romeo e ka mbështetur vazhdimisht nga jashtë, ashtu si dhe së fundmi.

Romeo ka publikuar në rrjete sociale dy foto të veçanta pranë Donaldit. Njëra prej tyre është shkrepur në dhomën e rrëfimit në “Big Brother VIP”, ndërsa tjetra është foto nga fëmijëria.

“Vetëm koha ndryshon, unë e ti jo”, ka shkruar aktori krahas fotove.