Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Dhjetor 2021, 22:10

'Të gjithë më kanë penalizuar', Sabiani zhgënjehet nga banorët

Sabiani, Antonela dhe Meridiani janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë mbrëmjen e së premtes. Kjo ka bërë që Sabiani të ndihet i tradhtuar nga banorët.

“Debati lind për një arsye shumë të thjeshtë sepse Arjola ia dha Ilirit, Iliri ma dha mua dhe unë ia dhashë Donaldit. Të gjithë më kanë penalizuar dhe kanë dalë keq te publiku. Unë i shpëtova rradhën e parë dhe ata më nominuan të gjithë. Kjo i bluan nga brenda”, është shprehur ai.

Kujtojmë se Sabiani ka dalë një herë nga shtëpia, por është rikthyer me biletën e fatit.