Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Dhjetor 2021, 20:08

'Nuk ka lidhje fare', Atdheu sqarohet një herë e mirë për Bora Zemanin

Atdheu ka qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit dhe sërish për marrëdhënien e tij me Borën. Ai publikon vazhdimisht statuse, të cilat janë marrë si mesazhe për moderatoren.

“Ajo është si bora, e bukur por e ftohtë”, shkroi Atdheu së fundmi. Mirëpo, ish-konkurrenti i “Përputhen” ka treguar së fundmi se statuset e tij nuk kanë të bëjnë me Borën.

Gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale, Atdheu ka shkruar se këto aludime po i prishin marrëdhënien me një vajzë tjetër dhe se nuk kanë aspak lidhje me Borën.

“Varet se si i marrin  njerëzit edhe portalet story-t e mia, unë tek intervista e fundit u tregova i sinqertë që më kanë prishur punë me një gocë dhe prap kur hedh story unë e lidhin me një person tjetër që s’ka lidhje fare”, ka shkruar ai.