Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Dhjetor 2021, 16:04

Einxhel: Iliri për lojë tregoi dashnoren

Einxhel e ka akuzuar Ilirin se vetëm për vëmendje dhe për efekt të lojës tregoi në publik ngjarje personale që i përkisnin të shkuarës duke kujtuar faktin se Iliri ka bërë publike tradhëtinë e tij.

"Ai për lojë riktheu një histori që nuk i përket fare fazës së tanishme të jetës së tij. Imagjino që kur njeriu arrinë të tregojë gruan dhe dashnoren për lojë…’’,tha Einxhel.

Einxhel shtoi se vetëm për protagonizëm në lojë ai nuk kurseu në këtë histori as vajzën e tij,  së cilës iu desh që të mësonte tradhëtinë e babait të saj nëpërmjet ekranit.

"Imagjino, vajza e saj nuk e dinte këtë histori dhe mund ta ketë mësuar teksa e ka parë nga televizori", tha ajo, deklaratë e cila iu aprovua edhe nga Arbri.