Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Dhjetor 2021, 16:04

'Bëjnë 800 euro ato që ti i shkel', Antonela kapet me Monikën për një palë këpucë

Sherret në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk kanë fund. Këtë herë Antonela është përplasur me Monikën, pasi kjo e fundit i ka shtyrë pa dashje me këmbë një palë këpucë.

Antonela ka reaguar e revoltuar duke thënë se kushtojnë 800 euro. Ndonëse Monika i ka kërkuar falje, ajo nuk është qetësuar.

Pjesë nga biseda:

Antonela: Monik, më fal! Bëjnë 800 euro ato këpucë që ti po i shkel me këmbë.

Monika: Jo, nuk i shkela, i shtyva.

Antonela: Si nuk i shkele o shpirt, hapu një sekondë. Ça është kjo punë kështu, si shkelni gjërat e të tjerëve?

Monika: I shtyva, dhe vetëm kjo…

Antonela: I shtyve? Me këmbë.

Monika: Po

Einxhel: Hë se s’ta bëri me qëllim.

Antonela: E kuptova, po e them që më bezdisi se duhet vetëm me e mbyll gojën ose të dalësh prej shtëpisë që të jesh në rregull.

Monika: E mirë, mirë, më fal! Nuk ka problem, më fal!