Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Dhjetor 2021, 15:03

'Dal gjithmonë e keqja', Antonela shpërthen në lot: Pse më paragjykoni?

Përballja me nominimin dhe me mospëlqimin e publikut duket se e ka rënduar më shumë Antonelën emocionalisht.

Mbrëmjen e djeshme ajo nuk ka mundur t’i mbajë dot as lotët teksa diskuton me Einxhel.

"Unë dal gjithmonë e keqja, gjithmonë. Debatet e mia i bëj gjithmonë të drejta dhe kur vjen puna këta çfarë nuk më thonë mua, dhe prap dal unë fajtore", tha ajo e përlotur.

Einxhel nga ana tjetër u përpoq ta këshillonte duke i thënë se batutat e saj janë shpeshherë të rënda dhe ofenduese, çfarë mund të sjellë edhe keqkuptim apo debate mes banorëve.