Nga Shqipëria / E Martë 7 Dhjetor 2021, 22:10

Donaldi ndërrohet me Romeon, Trixa s'kupton gjë fare

Donaldi është ndërruar me Romeon mbrëmjen e sotme në "Big Brother". Pas takimit të tyre emocionues, vëllezërit kanë ndërruar rrobat dhe në vend të Donaldit, në dhomën e ndjenjes hyri Romeo.

Romeo menjëherë u ul krah Trixës, por kjo e fundit as e kuptoi që pranë saj ishte Romeo dhe jo Donaldi.

Romeo vazhdoi të sillej sikur të ishte i vëllai duke shkaktuar shumë të qeshura e madje duke komentuar situatat në shtëpi.